Mesfushori brazilian i Chelsea, Estevao, u shpreh se është i përqendruar vetëm te gjërat që mund t’i kontrollojë. Së fundi, ai ka pasur vështirësi për të gjetur hapësira loje te Chelsea nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso.
Anësori e ka nisur ndeshjen si titullar vetëm dy herë deri më tani këtë sezon, në të dyja rastet në Carabao Cup. Ai është aktivizuar vetëm katër herë si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjeve në Premier League.
Alonso ka preferuar një treshe sulmi të përbërë nga Joao Pedro, Cole Palmer dhe blerja e verës Morgan Rogers. Të tre kanë qenë lojtarë kyç, duke shënuar gjithsej 10 gola, pavarësisht një fillimi me luhatje të mandatit të trajnerit.
“Besoj se çdo trajner ka mënyrën e vet të lojës,” tha Estevao në një konferencë për shtyp, ndërsa ishte i angazhuar me kombëtaren e Brazilit: “Sigurisht, ne punojmë çdo ditë; unë jap më të mirën çdo ditë dhe këtë bëj”.
“Te Chelsea kemi lojtarë cilësorë, ndaj unë përqendrohem te gjërat që mund t’i kontrolloj. Përpiqem të jap më të mirën në stërvitje dhe, kur më jepet mundësia, përpiqem të jap maksimumin. Gjërat shkojnë ditë pas dite“, tha 19-vjeçari.
Ai ka shënuar 8 gola në 36 paraqitje në të gjitha kompeticionet me “blues”, duke fituar shpejt zemrat e tifozëve në “Stamford Bridge”, të cilët shpesh e thërrisnin emrin e tij. por këtë sezon po luan më pak.
“Përpiqem të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet, përpiqem të kontrolloj gjithçka që mundem, ia lë gjërat në dorë Zotit dhe kam shumë besim te vetja,” tha Estevao.
The post Estevao: Shfrytëzoj çdo minutë që më jep trajneri, e vështirë kur ke një treshe të tillë në sulm appeared first on Telesport.
