Rodrigo De Paul publikoi një deklaratë të fortë në profilin e tij në Instagram, më shumë se 24 orë pas humbjes në finale e Botërorit. Mesfushori argjentinas reagoi ndaj kritikave të shumta për Argjentinën dhe ndaj pretendimeve për “konspiracion” në favor të saj.

De Paul, titullar në finale pas stolit në gjysmëfinale, shkroi: “Dhimbja më e madhe është sepse nuk arritëm ta çonim sërish Kupën e Botës në vendin tonë, sepse nëse dikush e meritonte ta përjetonte përsëri atë ndjesi, ishit ju. Me kalimin e orëve po na bëjnë të kuptojmë se lidhja që keni me këtë grup shkon përtej trofeut dhe kjo është ajo ku dua të mbështetem për ta kaluar këtë moment.

Sot shoh sa shumë njerëz e prisnin këtë rënie, duke përhapur gjatë gjithë Botërorit konspiracione të pabazuara për të qetësuar dhimbjen e atyre që nuk mundën të përjetonin atë që po përjetonim ne argjentinasit. Sepse buzëqeshjet tona i bezdisin, sepse mënyrat tona të festës i shqetësojnë. Por kjo vetëm na konfirmoi se pasioni dhe dashuria për fanellën tonë mund të mposhtin gjithçka. Do të më dhembë gjatë, por sot më shumë se kurrë jam krenar që jam ARGJENTINAS”.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "FINAL SAMBROSIS WORLD CUP 2026 THUF CHA 1893 DE PAUL rodridepaul El dolor más grande es porque pudimos llevar otra copa mundo nuestro país, porque hay alguien que meredía volver esa sensación, eran ustedes. correr De horas nos identificación que tienen momento. haciendo caer que grupo trofeo poder transitar este copa Hoy miro cuánta gente espera esta caída, instalando durante toda mundo conspiraciones infundadas para calmar argentinos viviendo, porque nuestras sonrisas molestan, nuestras maneras jode.. eson reafirmar que pasión amor por nuestra camiseta puede con todo.. dolerá mucho tiempo pero hoy más que nunca estoy orgulloso ser ARGENTINO"

The post De Paul shpërthen ndaj kritikëve: “Mënyra jonë i bezdis…”, pastaj flet për një konspiracion appeared first on Telesport.