Trajneri Enzo Maresca po planifikon ta përdorë Phil Foden si një element kyç të planeve të tij për ekipin e Manchester City sezonin e ri. 26-vjeçari hasi vështirësi sezonin e fundit te “citizens”, duke e vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij afatgjatë në “Etihad”.

Kjo formë e dobët çoi në lënien e tij jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës, ndërsa janë rritur spekulimet për një largim të mundshëm. Por Maresca ka një plan tq qartë për Foden. Mesfushori mbetet shumë i vlerësuar në Etihad dhe klubi synon ta mbështesin atë gjatë një periudhe të vështirë.

Klubi nuk ka plane për të shitur Foden dhe me trajnerin e ri ai do të ketë mundësinë të bëjë përshtypje dhe të fitojë vendin e tij në formacionin titullar: “Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim për të ardhmen e Phil Foden. Manchester City ende ka besim të plotë tek ai”, tha Maresca.

Ai pati një sezon zhgënjyes vitin e kaluar dhe nuk mundi të bëhej titullar në skuadër. Padyshim që kjo rezultoi në mungesën e tij edhe në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës, por jam i sigurt se do të kemi një Phil Foden të uritur dhe në formë këtë sezon

”, shtoi trajneri italian.

Unë besoj se ai do të ketë një rol të madh për të luajtur. Unë do ta mbështes atë dhe cilindo lojtar, si një pjesë të rëndësishme të skuadrës. Të shohim se si Phil do të performojë në parasezon“, deklaroi trajneri Enzo Maresca.

The post Maresca ka një plan të ri për Phil Foden: Do ta mbështes, jam i sigurt se do të shohim një lojtar të ri appeared first on Telesport.