Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka folur hapur mbi vendimin e tij për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale, duke vënë në dukje dëmin që ato mund t’i shkaktojnë shëndetit mendor.

Futbollisti 27-vjeçar dhe partnerja e tij, Lauren Fryer, kanë qenë më parë objekt i sulmeve të ashpra në internet. Komentet fyese për pamjen fizike të Lauren e detyruan atë që, në vitin 2024, të fshinte të gjitha postimet nga profili i saj në Instagram.

En marzo de 2024 Declan Rice defendió a su novia Lauren Fryer de los despiadados ataques y duras críticas que recibió por su aspecto físico. "Mi mujer es el amor de mi vida y no existe nadie mejor para mí", publicó Rice acabando con los ataques gordófogos contra Lauren Fryer

Rice e mban ende aktiv profilin në Instagram, por e mbylli llogarinë në X tri vite më parë, për shkak të negativitetit që përhapet në këtë platformë.

“Nuk jam futur më në aplikacionin X që atëherë. Mund të jesh duke kaluar një mëngjes të mrekullueshëm, por lexon diçka dhe ajo të shkatërron gjithë ditën”, – tha ai për revistën GQ, pasi u përfshi në listën e saj “Burrat e Vitit”.

Declan Rice, que ganará 419.000 euros a la semana, sobre el valor del dinero: "Hay que entender el precio de las cosas"

Përfaqësuesi i Anglisë shtoi: “Mendoj se kjo është një nga cilësitë e mia më të mira; aftësia për t’u shkëputur nga zhurma dhe për të mos u marrë me gjëra të tilla”.

Rice, baba i një djali 4 vjeçar të quajtur Jude, shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e rrjeteve sociale te brezat e rinj: “Për mua, koha para ekranit nuk është diçka e rëndësishme. Mendoj se rrjetet sociale janë një problem i madh për fëmijët. Nuk më duket se sot ka aq shumë personalitet sa disa vite më parë”.

The post Declan Rice flet për fyerjet virtuale ndaj partneres: Rrjetet sociale mund të të shkatërrojnë gjithë ditën… appeared first on Telesport.