Bayern Munich ka nisur të planifikojë një nga ndryshimet më të rëndësishme në skuadër për sezonin e ardhshëm. Vazhdimësia e Manuel Neuer përtej këtij sezoni duket shumë pak e mundshme dhe klubi gjerman po shqyrton alternativat për portën. Mes emrave në listë janë Oliver Baumann, Bernd Leno dhe, së fundmi, Loris Karius.

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e Bayernit e konsiderojnë pothuajse të sigurt që Neuer do t’i japë fund karrierës në mbyllje të sezonit. Portieri, që prej 16 vitesh mbron ngjyrat bavareze, ka pësuar një tjetër dëmtim. Problemi në tendinën e këmbës së djathtë, i ndodhur në ndeshjen kundër Mainz, do ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të vitit 2026.

Megjithatë, 40-vjeçari nuk dëshiron ta përshpejtojë lamtumirën. Ai synon të rikuperohet, të rikthehet në fushë vitin e ardhshëm dhe ta përfundojë sezonin përpara se ta mbyllë karrierën.

Bayerni e sheh Jonas Urbig si portierin e së ardhmes, por kërkon edhe një “gardian” me përvojë, që të ofrojë siguri dhe konkurrencë. Oliver Baumann, aktualisht te Hoffenheim, mbetet alternativa kryesore. Në vlerësim janë edhe Bernd Leno dhe Loris Karius, ky i fundit i shtuar së fundmi në listën e kandidatëve. Karius, 33 vjeç, luan te Schalke 04, ku po zhvillon sezonin e tretë. Më parë ka qenë pjesë e Neë///castle, pas largimit nga Liverpool.

Dëmtimet e përsëritura kanë shtuar pikëpyetjet për të ardhmen e Neuer. Në emisionin e BILD, Marcel Reif u shpreh: “Nëse në çdo ndeshje që rikthehet luan vetëm 30 minuta përpara se të ketë sërish probleme në të njëjtin vend, atëherë vjen një moment kur duhet thënë mjaft. Nëse bëhet fjalë për një problem kronik dhe gjendja vazhdon të përkeqësohet, futbolli profesionist në këtë nivel për të do të marrë fund”.

Mediat gjermane flasin për një situatë pa rrugëdalje dhe për përgatitjen e një lamtumire dinjitoze për një legjendë të klubit.

The post Parashikohet fundi i karrierës për Neuer, ndërsa Bayern Munich “fut në rreth” edhe Karius appeared first on Telesport.