Atlanta fitoi 109-108 në fushën e saj ndaj New York dhe udhëheq 2-1 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Lindjes. Një ndeshje e fituar në sekondat e fundit nga vendasit, ku u dalluan Johnson me 24 pikë e McCollum me 23 pikë.
Po në Lindje, skuadra e Toronto mposhti 126-104 Cleveland, duke rihapur garën. Te skuadra e Cavaliers mungoi një lider në momentet vendimtare, ndërsa për kanadezët u dalluan Barnes dhe Barrett me nga 33 pikë secili.
Në Perëndim, skuadra e Minnesota udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve ndaj Denver, pas fitores 113-96 në sfidën e tretë mes tyre. Jokic realizoi 27 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Minnesota befasoi Dosunmu, me 25 pikë.
Konferenca e Lindjes, çerekfinale
(1-8), Detroit – Orlando, (1-1)
(2-7), Boston – Philadelphia, (1-1)
(3-6), New York – Atlanta, 108-109 (1-2)
(4-5), Cleveland – Toronto, 104-126 (2-1)
Konferenca e Perëndimit, çerekfinale
(1-8), Oklahoma – Phoenix, (2-0)
(2-7), San Antonio – Portland, (1-1)
(3-6), Denver – Minnesota, 96-113 (1-2)
(4-5), Lakers – Houston, (2-0)
The post Denver “ngec” sërish ndaj Minnesota, në Lindje fitojnë Atlanta dhe Toronto appeared first on Telesport.
