Gazetar: Bashkim Sulejmani

“Vitin e kaluar rreth 200 raste, e sivjet për vetëm tre muaj tridhjetë e ca raste. Alarmante janë shifrat e dhunës në familje shifrat e të cilës, dita ditës po shkojnë në rritje e sipër. Sipas SPB Tetovë, zakonisht kjo ndodh shkaku i përdorimit të narkotikëve, alkoolit dhe xhelozisë”.

“Rastet e këtilla në shumicën e rasteve për dhunë në familje janë kiryera nga bashkëshorët nga bashkëshortëve, pason dhuna e kryer në familje nga anba e prindërve ndaj fëmijëve dhe anasjelltas të fëmijëve ndaj prindërve. Kemi raste të raportuara ndaj dhunës në familje të kryer nga ish bashkëshortët, ku shkak apo arsyeja kryesore është alkooli, përdorimi i narkotikëve dhe shqetësimet nervore”, deklaroi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Gjatë vitit të shkuar, gjithsej janë shënuar 181 vepër penale, dhunë në familje, e nga ky numër, kryeson Tetova me 125 dhe 56 raste të dhunës në Gostivar, njëra nga të cilat, madje përfundoi edhe me vrasje të prindit nga i biri, por nuk mungojnë edhe rrezikimi i jetës, përndjekja dhe ngacmimet e ndryshme. Psikologët alarmojnë. Arma e vetme për parandalimin e dhunës në familje është që ajo të paraqitet në organet e rendit.

“Mos e heshtim, sado që të jetë e dhimbshme mos e heshtim. Duke mbrojtur dhunuesin i bëjmë dëm më të madh. E keni parasysh atë përshtypjen nëse nuk e flasim nuk ekziston, por fshehja e dhunës në familje sjell këto gjëra. Mesazhi im do jetë i shkurtër dhe i qartë, flitni dhe raportoni kush do që të jetë, cili do antar familjeje të jetë. Unë do kisha dashur edhe dhunuesit vetë të paraqiten, sepse nuk do të thotë që janë plotësisht të shëndetshëm psiqikisht për dëmin që e bëjnë”, tha Fatime Ziberi, Psikologe.

Edhe organet e rendit apelojnë që qytetarët të mos e heshtin dhunën në familje, por të njëjtin ta denoncojnë. /Alsat.mk

 

The post Dhuna në familje ka marr hov në rajonin e Pollogut, vitin e kaluar kishte të paraqitura 200 raste appeared first on Alsat.