Diplomoi gjenerata e 21 e Universitetit të Europës Juglindore. Me një ceremoni solemne, studentët hodhën kapelat, si shenjë e përfundimit të studimeve dhe nisjen e një kapitulli të ri në jetë, përcjell TV21. Rektori Abdylmenaf Bexheti në fjalimin e tij tregoi se që nga themelimi e deri më tani në UEJL janë regjistruar 32 mijë studentët, por shtoi se vetëm 55% e tyre kanë diplomuar, duke hedhur poshtë pretendimet se në universitet private kalohet lehtë.

“Ju jeni gjenerata e 21 edhe numerikisht bëheni pjesë e rreth 32 mijë të studenteve dhe në mënyrë kumulative të tre cikleve studimore, si në studimet deridiplomike 24 mijë studentë, 6400 studentë në master dhe 650 studentë doktorantë, përfshirë këtu edhe ata që aktualisht kanë statusin e studentit, deri më sot vetëm gjysma e tyre kanë diplomuar, më saktë 13 mijë 500 studentë, që i bie rreth 55%.  Të gjithë ata që i dëgjoni se në universitetet private ka kalueshmëri të lartë, demantojnë këto evidenca edhe atë të argumentime”, tha Abdylmenaf Bexheti, rektor I UEJL-së.