Të paktën shtatë persona, mes tyre edhe nxënës, janë plagosur në Turqi, pasi një burrë i armatosur ka hapur zjarr sot në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë, raportojnë mediat lokale.
Motivi i sulmit për momentin nuk dihet, raportoi DPA.
Sulmuesi i paidentifikuar mëngjesin e hershëm ka hyrë në shkollë në zonën Siverek, në provincën Şanlıurfa, dhe ka filluar të qëllojë në mënyrë të rastësishme, njoftoi agjencia e lajmeve “Demirören”.
I dyshuari po fshihet brenda shkollës dhe ka refuzuar të dorëzohet pavarësisht paralajmërimeve të policisë, thuhet në raport. “Demirören” shton se po bëhen përpjekje për ta bindur që t’u dorëzohet autoriteteve.
Autoritetet kanë rritur sigurinë në vendngjarje, ndërsa në shkollë janë dërguar edhe ekipe mjekësore.
