Pas fitimit të titullit kampion në Serie A dhe Kupës së Italisë, tek Inter kanë nisur nga puna për lëvizjet që do të bëjnë në verë. Presidenti i zikaltërve, Beppe Marotta, në një intervistë për DAZN, pas barazimit 1-1 ndaj Veronës, zbuloi se do të ketë ndryshime, por do të jetë një proces evolucionar, jo revolucionar.

“Do të ketë disa ndryshime, po. Do të jetë një proces evolucionar, jo revolucionar. Ka disa lojtarë që do të duhet t’i vlerësojmë, por kemi respekt maksimal për ata që do të largohen. Jemi të kënaqur me një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë.

Bërthama është aty, edhe sot kishim katër lojtarë që u stërvitën në ekipet tona të të rinjve dhe kjo është rruga që duhet ndjekur”, tha Marotta.

The post “Do të jetë një proces evolucionar, jo revolucionar”, Marotta zbulon strategjinë që do të ndjek Inter në merkato appeared first on Telesport.