Si rrallëherë, Hansi Flick ishte i buzëqeshur pas fitores 0-5 ndaj Elche, në ndeshjen e parë të këtij sezoni të ri në La Liga. Pas fitores, Flick nuk e përjashtoi mundësinë e transferimit të një sulmuesi të mirëfilltë 9-sh, këto ditë të mbetura të merkatos.
“Do të duhet të flasim me Decon dhe duhet të bëjmë atë që është më e mira, dhe kjo do të ndodhë javën tjetër”, tha Flick, duke lënë të nënkuptohet transferimin e mundshëm të një qendërsulmuesi.
Tashmë dihet që dëshira e madhe e Barcelonës është Julian Alvarez, që duket i pamundur. Por nuk përjashtohet aspak mundësia që katalanasit të shqyrtojnë mundësi të tjera për sulmin.
The post “Do të ndodhë javën tjetër”, Flick me paralajmërimin e bujshëm pas “manita-s” ndaj Elche appeared first on Telesport.
