Milan e nisi me fitore sezonin e ri, duke mposhtur 1-2 Torinon në transfertë. Megjithatë, kuqezinjtë ende nuk janë plotësisht të gatshëm për sezonin e ri dhe kanë nevojë ende për përforcime. Dy objektivat kryesore janë forcimi i qendrës së mbrojtes dhe sulmit.
Ideja e fundit që po përflitet për sulmin është transferimi i Matias Soule. Argjentinasi i krahut të djathtë nuk është në planet e Gian Piero Gasperini dhe pritet të largohet brenda 1 shtatorit.
Për më tepër, një ndërmjetës i ka ofruar Milanit mundësinë për të nënshkruar me anësorin argjentinas, i cili sezonin e kaluar kontriboi me 7 gola dhe 8 asiste.
Vlera në treg e 23-vjeçarit sipas Transfermarkt është 35 milionë euro, por nuk përjashtohet mundësia e huazimit me të drejtë blerjeje. Kjo javë do të jetë vendimtare.
The post Ideja e fundit te Milan. Një argjentinas për të forcuar sulmin appeared first on Telesport.
