Drejtoria e Doganave ka kryer kontrolle ndaj 38 mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit, në një aksion të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kontrollet kanë përfshirë statusin doganor të mjeteve dhe personat që i drejtonin ato, përcjell TV21. Sipas Doganës, pas kontrolleve është evidentuar rritje e pagesave të detyrimeve doganore për mjetet lundruese të futura në vend me import të përkohshëm.
“Në periudhën e kaluar vërehet aktivitet i shtuar në pag esën e detyrimeve të importit për mjetet lundruese që janë futur me import të përkohshëm, gjë që tregon se kontrollet japin efekt
Nga Dogana bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa shkeljet e dispozitave ligjore mund të rezultojnë me sanksione, përfshirë edhe konfiskimin e mjeteve lundruese.
