Rodolfo “Rudy” Tavana, mjeku historik i Milanit të Berlusconit, kujton disa nga episodet më të forta të karrierës së tij. Në periudhën e dytë te kuqezinjtë (2011–2017), ai i shpëtoi jetën Antonio Cassanos:
“Pas një ndeshjeje në Romë, Thiago Silva më tha se Cassano nuk ndihej mirë. E gjetëm konfuz në parking, donte të shkonte vetë në shtëpi. I bëmë testet bazë dhe kuptuam që kishte diçka serioze. Ia dhamë makinën doktor Mazzonit që ta dërgonte direkt në spital. Doli se problemi ishte kardiak, me pasoja neurologjike. U operua dhe u rikthye të luante. Cassano më tha: autoriteti yt më detyroi të bindesha”.
Tavana kujtoi raste të ngjashme me Leonardo dhe Donnarumma, kur insistoi të dilnin nga fusha pas goditjeve në kokë: “Me kokën nuk luhet”. Ai theksoi shembullin e Anglisë, ku një mjek i specializuar monitoron me video çdo traumë kraniale për të vendosur nëse lojtari duhet të vazhdojë të luajë apo jo.
The post Doktori historik i Milanit zbulon prapaskenën e rëndë: Cassanos ia shpëtuam jetën në parking… appeared first on Telesport.
