Këngëtarja argjentinase Nicki Nicole (25 vjeçe) foli për herë të parë mbi lidhjen e saj me Lamine Yamal (18 vjeç), futbollistin e Barcelonës dhe të kombëtares spanjolle. “Jam shumë e dashuruar, shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur”, – tha ajo gjatë një eventi në Barcelonë.
“Nicki Nicole”
Porque habló de su relación con Lamine Yamal y se la vio bastante enamorada.pic.twitter.com/CtXWJnyPRi
— Tendencias en Argentina (@porqueTTarg) September 10, 2025
Artistja argjentinase zbuloi se si Rosalía, ashtu edhe Lamine, e kanë mësuar të thotë “t’estimo” (të dua) në katalanisht. Nicki theksoi se çfarë kërkon nga dashuria: “Gëzim, sinqeritet dhe përkujdesje”. Ajo gjithashtu shprehu lumturinë për të qenë në Barcelonë dhe për të marrë pjesë për herë të parë në një sfilatë të “Desigual”, së bashku me yje që i adhuron.
Së fundi, Nico Williams, lojtar i Athletic, bëri “viral” një video në Instagram që tregonte se edhe Lamine Yamal ishte i dashuruar me Nicki Nicole, duke komentuar: “Shoku im është i dashuruar)”.

The post Këngëtarja argjentinase pranon për herë të parë se është “shumë e dashuruar” me Yamal appeared first on Telesport.
