Milani nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e mesditës kundër Sassuolo.
Loja ishte në barazpeshë në të dyja pjesët e lojës. Befasia e kësaj sfide ishte Bartesaghi, i cili shënoi dy gola (një për secilën pjesë), por të pamjaftueshëm për fitoren e “Djallit”.
Golin e parë të skuadrës mike e shënoi Kone në pjesën e parë, kurse atë vendimtar që vlen një pikë e shënoi Armand Lauriente (82’), i gjendur i lirë brenda zonës.
Vlen të përmenden dy gola të anuluar për Milanin, shënuar respektivisht nga Pulisic dhe Loftus Cheek. Ndërkohë, të diskutueshme ishin edhe dy raste që mund të konsideroheshin penallti për miqtë.
Pas këtij rezultati, Milani mban për momentin vendin e parë në Serie A me 32 pikë.
The post Dopio-Bartesaghi nuk mjafton, Milani merr vetëm një pikë me Sassuolon në shtëpi appeared first on Telesport.
