Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e javës së 36-ët të Serisë A mes Lazio- dhe Juventus-it.

Tri pikë të hunbura për bardhezinjtë që kanë qenë në avantazh 1-0 deri në minutën e 97-të pas golit të shënuar nga Kolo Muani në minutën e 51-të.

Episodi që ka ndëshkuar skuadrën e Tudor ka ardhur në minutën e 60-të, kur Kalulu është ndëshkuar me karton të kuq për sjellje antisportive.

LAZIO-JUVENTUS 1-1 – GOLAT – VIDEO

Me një lojtar më pak, Juventus është munduar ta mbrojë avantazhin deri në fund, por është befasuar në minutën e 96-të nga një gol i Vecino-s.

Juventus mbetet në vendin e katërt me 64 pikë, po aq sa Lazio në vendin e pestë.

Ky rezultat i jep një mundësi të artë Roma-s të marrë vendin e katërt në rast të një fitoreje në fushën e Atalanta-s të hënën në mbrëmje.

Standings provided by Sofascore

The post Dramë në “Olimpico”, Lazio “kap” Juventus-in në minutën e 96-të (Video) appeared first on Telesport.