Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka përmendur dy lojtarë që i kushtuan Barcelona-s humbjen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Interit.

Duke folur në podkastin Einfach mal Luppen me vëllanë e tij Alex, ish-mesfushori fajësoi dyshen mbrojtëse Inigo Martinez dhe Pau Cubarsi për humbjen e Barcelona-s.

“Inigo Martínez dhe Cubarsi janë shumë më të mirë se Araujo, por u mungon shpejtësia e tij. Kjo e bën edhe më të rrezikshme kur ata kalohen nga kundërshtari.

“Ky është rreziku që Barcelona mori – shpesh sjell sukses të madh dhe fitore mbresëlënëse.

“Por gjithmonë mendoja se do të vinte një ditë kur ky rrezik do të ndëshkohej, dhe ndodhi kundër Inter-it”.

The post Kroos: “Dy lojtarë që janë më të mirë se Araujo i kushtuan humbjen Barçës në Champions” appeared first on Telesport.