Përballja e madhe e peshave të rënda midis Tyson Fury dhe Anthony Joshua mund të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, në Londër, por vetëm nëse autoritetet lokale bien dakord ta organizojnë ndeshjen në një orë më të vonë se zakonisht.
Turki Alalshikh, i cili po organizon duelin tërësisht britanik, tha se dëshiron që sfida të zhvillohet në një kohë që i përshtatet një audience globale. Ndaj, synon të zhvillojë bisedime me kryetarin e bashkisë së Londrës, Sir Sadiq Khan, në një përpjekje për të marrë leje për të organizuar një ndeshje natën vonë në kryeqytetin anglez.
Duke pasur parasysh se ngjarjet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar kanë tendencë të fillojnë diku midis orës 22:00 dhe 23:00, Alalshikh duket se po sugjeron që ndeshja e shumëpritur do të fillojë pas mesnatës (pas orës 01:00).
Alalshikh tha: “Po ju them që në fillim, varet nëse Anglia do të na japë gjithçka që na nevojitet. Ne duam që sfida të zhvillohet këtu në Angli. Por, ne duam zonën kohore të të gjithë botës, veçanërisht në Amerikë”.
“Nëse na lejuan të kishim Wembley vonë natën, ne duam ta bëjmë atë në Angli. Ka të bëjë me kohën dhe shikueshmërinë. Do të flasim me kryetarët e bashkive dhe Princin Abdullah
Fury dhe Joshua do të duelojnë më vonë në korrik. Fury do të përballet me Mariusz Ëach në Tajlandë më 24 korrik, ndërsa Joshua do të përballet me Kristian Prenga një ditë më vonë, në Arabinë Saudite.
Një humbje ose dëmtim surprizë për secilin nga dy boksierët britanikë mund të jetë pengesa e vetme e mundshme për takimin e tyre që do të zhvillohet, me shumë mundësi në nëntor ose dhjetor.
The post Dueli Fury-Joshua në stadiumin “Wembley”, organizatorët kanë një kërkesë për orarin e sfidës appeared first on Telesport.
