Përveç sulmit dhe portës, edhe mesfusha është në qendër të planit të rindërtimit të Juventusit. Drejtuesit Carnevali dhe Massara po punojnë për të ndërtuar një skuadër që t’i përshtatet kërkesave të Luciano Spallettit, por buxheti i kufizuar i detyron të kërkojnë zgjidhje ekonomike.
Për këtë arsye, bardhezinjtë kanë kthyer vëmendjen te lojtarët pa kontratë, ku spikasin dy emra: Franck Kessié dhe Leon Goretzka. Juventusi synon të arrijë marrëveshje me njërin prej tyre përpara se të nisë gara me klube të tjera. Oferta e mundshme parashikon një pagë prej 5-6 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, si edhe mundësinë për të luajtur në një kampionat dhe klub të nivelit të lartë.
Kessié dëshiron të rikthehet në Europë pas eksperiencës në Arabinë Saudite, ndërsa edhe Goretzka është prej kohësh i intriguar nga një aventurë në Serie A.
Megjithatë, para çdo afrimi, Juventusi duhet të ulë numrin e mesfushorëve, me rikthimet nga huazimi të Arthur dhe Douglas Luiz, si edhe me shitje të mundshme të Koopmeiners ose Thuram. Prandaj, Spalletti mund të presë ende për skuadrën përfundimtare.
The post Juventusi synon Kessié ose Goretzka për mesfushën, por fillimisht duhet të shesë lojtarë appeared first on Telesport.
