Konferenca për shtyp e prezantimit të trajnerit të ri të kombëtares, Ronaldo Maran, ka vazhduar me pyetjet e gazetarëve të pranishëm. Ka pasur alternime pytjesh për kreun e FSHF-së, Armand Duka, dhe italianin që merr “stafetën” nga Sylvinho, edhe ai i pranishëm me këtë rast. Në fjalën hyrëse, Maran nënvizoi: “Dua të falenderoj presidentin për këtë mundësi, falenderoj edhe Sylvinho për atë që ka bërë në këto vite.

E kam ndjekur nga afër kombëtaren shqiptare dhe keni gjithë komplimentet e mia. Duka po më jep mundësinë për të përfaqësuar një popull me krenari të madhe, që është afër shtëpive tuaja, është diçka që ndjehet kur flet me një tifoz shqiptar, dua ta transmetoj këtë dashuri të madhe për këtë fanellë. Për mua është një impenjim që po e ndërmarr, është diçka që e ndjej brenda vetes. Është shumë e fortë ndjesia për këtë mision, dua ta transmetojmë në fushë atë që përfaqësoni”.

Duka sqaroi edhe pse nuk u vijua me Sylvinho: “Siç e kam thënë në kontaktin publik edhe më përpara, e kemi filluar diskutimin kur u kthyem nga Ukraina. Trajneri Sylvinho mori kohën e tij dhe arritëm në këtë konkluzion. Besuam se është më mirë ta mbyllnim këtë cikël, të ndaheshim në mënyrën më të mirë, me respekt për punën dhe rezultatet. Zgjedhja e Maran nuk vjen vetëm nga besimi se shkolla italiane e futbollit është në nivele maksimale.

Fakti që kemi zgjedhur këtë trajner është se kemi disa futbollistë sot, dhe ata që janë të perspektivës, në Itali. Maran është më afër nga pikëpamja sportive dhe kulturore. Është kjo një nga arsyet pse është zgjedhur ky profil dhe nga ky vend. Sa i përket nivelit, njerëzit nuk krahasohen, por nga eksperienca qëndron para tij vetëm e Edt Reja.

Suksesi në futboll nuk varet vetëm nga eksperienca, por edhe nga ekipi, ambienti, përkushtimi. Jam i sigurt se do të bëjmë mirë, duke parë dëshirën dhe qasjen e trajnerit kur e ka pranuar këtë përgjegjësi. Jam i sigurt që do të ketë perkushtim maksimal. Këtu gjen një ambient fantastik administrativ, mediatik dhe nga tifozët”.

Maran tregoi çfarë futbolli pëlqen të luajë: “Mua më pëlqen të kem skuadër agresive, duhet të tregojmë që jemi të fortë në fushë. AND ime është kjo, dua ta transmetoj këtë gjë. Nuk e fsheh emocionin që do të drejtoj një kombëtare për herë të parë në karrierë. Nuk është njësoj si trajnosh një klub, këtu ka një ndjenjë përkatësie. E njoh mirë kombëtaren shqiptare. Shumë lojtarë i njoh se kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë, madje i kam riparë disa prej tyre.

Kam folur edhe me De Biasi, të cilin e kam mik të mirë. Është një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa indikacione që i vlerësoj. Nëse s’do të besoja te suksesi, nuk do të isha sot këtu. Janë mundësitë për t’i arritur objektivat, nuk do të jetë e thjeshtë, por mund t’ia dalim. Me ato që ju keni, kemi mundësi për të bërë më tepër edhe ndaj skuadrava që mund të jenë më të forta në letër. Pra, duhet ta arrijmë objektivin për të qenë në krye”.

Duka u ngacmua sërish për trajnerin në ikje: “Notë për Sylvinho? Absolutisht nuk kam ndryshuar asgjë nga ato që kam thënë për të dhe stafin, përkushtimin dhe seriozitetin. Askush nuk është perfekt, as Sylvinho nuk është perfekt. Kam vlerësime pozitive afër maksimales për të dhe rezultatet në drejtim të Shqipërisë. Kombëtarja jonë me të u rendit e para dhe një herë e dyta në grup, edhe pse në ‘play off’ nuk arriti të siguronte Botërorin”.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "WIOL ZENITH lepetene Ovodafone vodafone ロ CREDINS BANK SIGAL Insurance Group SIGAL Insurance Group macron W Union Western WTOZ PREMIEN BIRRA EDALITY VATAN Western Union ron one D pelene pelanes 마고"

Maran i ka të qarta gjërat që në start: “Do të zhvillojmë dy ndeshje miqësore. Po nisim një rrugëtim të ri, ndaj do të jemi të vëmendshëm ndaj çdo lojtari të ri, edhe nga kombëtarja U-21. Trajner mbrojtës? Ky përceptim që ekziston për trajnerët italianë qëndron, por sikurse e thashë pak më përpara, duhet të jemi më të zotë se kundërshtari. Jo për të mbrojtur mirë, por të kemi ekuilibër të gjërave. Duhet të vlerësojmë bazën e lojtarëve që kemi në dispozicion, t’i sistemojmë sa më mirë në një skuadër kompakte. Për të arritur rezultate të mëdha duhet të bashkëpunojmë. Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, kam ardhur të arrij ato rezultate që të gjithë i dëshirojmë. Me bindje dhe profesionalizëm, me një grup të bashkuar dhe me pak fat kjo mund të arrihet”.

A u zgjodh Maran për më pak financa se Sylvinho? Presidenti Duka sqaroi: “Kur bëhet zgjedhja e trajnerit shihet aspekti sportiv, se çfarë është më ë mira, por natyrisht edhe një balancë financiare. Edhe nëse do të kishim më shumë lekë, nyk besoj se do bënim zgjedhje tjetër”.

 

The post Duka: “Ja pse u ndamë me trajnerin Sylvinho”. Maran: “Shqipëria, popull me krenari të madhe” appeared first on Telesport.