Pjesa e parë në supersfidën e javës së tetë në Bundesligë mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund është mbyllur 1-0 për bavarezët.
Para se të fillonte ndeshja, u organizua një ceremoni speciale për fituesin e “Topit të Artë”, Harry Kane, i cili prezantoi trofeun para tifozëve në “Alianz Arena”.
Bavarezët e nisin vrullshëm takimin. Në minutën e 10-të, Dortmund ishte me fat, pasi shtylla ndali goditjen e Michael Olise. Në minutën e 34-të, pas një gafe të pafalshme të Kim Min-Jae, Jobe Bellingham gjen golin për Dortmundin, por që anullohet për pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR.
Në minutën e 37-të, kundërsulm i shpejtë i bavarezëeve që gjejnë golin me Konrad Laimer, pas asistit të Michael Olise. Tentativa e parë e Laimer ndalet nga Kobel, por jo e dyta.
Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë 1-0, por lajmi i keq për bavarezët ishte dëmtimi i dy lojatrëve të rëndësishëm si Serge Gnabry dhe Ismael Saibari.
SHIKOGOLIN E LAIMER DHE GOLINEANULLUARTEBELLINGHAM
The post Dy dëmtime, një gol i anulluar dhe një gol i saktë. Mbyllet pjesa e parë në Bayern-Dortmund (video) appeared first on Telesport.
