Në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Racing Santander, Jose Mourinho dha mendimin e tij në lidhje me “Topin e Artë”, duke përgëzuar fituesin Harry Kane, por duke shprehur edhe pakënaqësinë e tij në lidhje me renditjen e Jude Bellingham, në vendin e 11-të.

Edhe pse i zhgënjyer që asnjë nga lojtarët e tij nuk e fitoi trofeun, ai beson se Kane e meritonte triumfin. Sa i përket Mbappe, trajneri portugez u përgjigj shkurt “Mbappe është Mbappe, ai është unik. “Topin e Artë” e kemi çdo vit… por lojtari më i mirë në historinë e Kupës së Botës është vetëm një”.

“Kam pasur privilegjin të punoj me Harry Kane. Ai është një njeri i madh në çdo aspekt. Ajo që më lë pa fjalë lidhur me votimin është fakti që shoh Bellinghamin në vendin e 11-të. Pa koment”, shtoi Mourinho.

The post Mourinho përgëzon Kane për “Topin e Artë”, por ka diçka që e la pa fjalë në renditjen e përgjithshme appeared first on Telesport.