Piloti italian Fabio di Giannantonio me motorin Ducati VR46, u shpall sot fitues i garës së Cmimit të Madh të Katalonjës në MotoGp. Gara e zhvilluar në pistën e Monetmelo nisi tri herë, pasi dy herë u valëvit flamuri i kuq.
Në fund triumfoi piloti i skuadrës së Valentino Rossi, që arriti të marrë kreun tri xhiro nga fundi. Në podium u ngjitën edhe spanjolli Joan Mir me Honda (vendi i dytë) dhe spanjolli tjetër Fermin Aldeguer me Ducati Gresini.
Një garë e karakterizuar nga një aksident i frikshëm në mesin e saj, me spanjollin Alex Marquez që u dëmtua rëndë dhe përfundoi në spital. Flamuri i kuq ndali garën, por edhe pasi ajo rinisi, sërish një aksident që detyroi organizatorët ta ndalin atë për herë të dytë.
Në herën e tretë nuk pati më probleme, me pilotët që dueluan fort për fitoren. Pedro Acosta me KTM, që kryesoi garën në shumicën e saj, u detyrua të hapë krahun në fund. Madje ai u nxorr jashtë piste në kthesën e fundit, duke mos marrë asnjë pikë.
Italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, që u rendit në vendin e pestë (pas Francesco Bagnaia, i katërti me Ducati), ruan kreun e renditjes botërore, duke fituar terren ndaj shokut të tij të skuadrës Jorge Martin (vendi 18-të pas rrëzimit).
The post Dy flamuj të kuq dhe disa aksidente, Di Giannantonio me VR46 triumfon në garën e kaosit në Montmelo appeared first on Telesport.
