Janë shënuar dy gola të shpejtë në “finalen” e sezonit në Premier League, Manchester City-Arsenal, në supersfidën që po luhet në “Etihad”. Pas një asisti të marrë nga Matheus Nunes, ishte Rayan Cherki që tregoi gjithë klasin e tij, duke kaluar Man. City-n në avantazh në minutën e 16-të.

Në minutën e 18-të, pas një gafe të pafalashme të Gigio Donnarumma-s, ishte Kai Havertz që dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat. Ashtu siç edhe pritej, të dy skuadrat po na dhurojnë spektakël në fushë dhe ka ende shumë minuta para…

Diferenca aktuale mes dy ekipeve është 6 pikë në favor të londinezëve, vetëm se “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak.

SHIKOGOLAT

The post Dy gola për dy minuta, spektakël mes City-t dhe Arsenalit në “Etihad” (video) appeared first on Telesport.