Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një rikthim të mundshëm të Neymar te Barcelona gjatë verës së ardhshme. Braziliani është huazuar deri në fund të këtij sezoni te Santos, por synimi i tij është të rikthehet sërish në elitë, e ku më mirë sesa te Barcelona.

Neymar ka një marrëdhënie të mirë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, ylli brazilian është madje i gatshëm të nënshkruajë nëj parakontratë me klubin katalanas.

Mediat katalanase raportojnë se Laporta është pro idesë së rikthimit të Neymar, por ka dy kushte për yllin Brazilian. Kushti i parë është nëse Neymar do që të rikthehet te Barcelona, duhet ta bëjë falas këtë gjë.

Kushti i dytë i vendosur nga presidenti katalanas është që sulmuesi brazilian duhet të dëshmojë aftësitë e tij fizike dhe që është në gjendje të luajë në nivele të larta siç kërkohet te Barcelona.

The post Dy kushtet që Laporta i ka vendosur Neymar-it nëse do që të rikthehet te Barcelona appeared first on Telesport.