Al Nassr mori një fitore shumë të rëndësishme 2-3 në transfertë ndaj Al Ahli, në një përballje që i pati të gjitha, golat, karton i kuq, rastet e shumta etj.

Një momnet pikant që është kapur nga kamerat dhe është bërë virale pas ndeshjes, është biseda mes trajnerit Stefano Pirlo dhe Cristiano Ronaldo-s.

Ishte minuta e 70-të e takimit, Al Nassr me një lojtar më pak po fitonte 0-1. Pioli i tregoi Ronaldo-s se do e zëvendësonte për shkak se do e zëvendësonte se i duheshin përforcime në mbrojtje. Portugezi pranoi vendimin e trajnerit duke iu përjigjgur: S’ka problem. SHIKO VIDEON

Kjo është ndër të paktat raste që Ronaldo pranon zëvendësimin qetësisht, se zakonisht nuk i pëlqen ta largojnë dhe kërkon të qëndrojë në fushë deri në minutën e fundit.

Ronaldo u largua në minutën e 76-të, 2 minuta më pas, Al ahli barazoi shifrat përkohësisht me Toney në minutën e 80-të. Al Nassr shënoi dhe dy herë të tjera në 10 minuta e fundit me Yahya dhe yllin Jhon Duran.

The post VIDEO: Pioli i kërkon “leje” Ronaldo-s për ta zëvendësuar, portugezi surprizon me përgjigjen appeared first on Telesport.