Real Madridi i ka thënë lamtumirë trofeut të tretë radhazi në këtë vit 2025, pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit në Sevilla, duke iu shtuar eliminimit nga Champions League përballë Arsenalit në çerekfinale dhe humbjes së Superkupës Spanjolle në Arabinë Saudite, në janar.

Kjo pasi kishte nisur me premtime të mëdha, duke e mbyllur vitin 2024 me Superkupën e Spanjës, La Liga-n, Champions League, Kupën Interkontinentale dhe Superkupën e Europës. Një vit i jashtëzakonshëm, megjithëse dy nga këto tituj i përkasin tashmë këtij sezoni.

Vazhdimi ka qenë i vështirë. Një vit 2025, ku ëndrra e “septetit” – shtatë titujve, që askush nuk i ka fituar ndonjëherë në sezon – është shndërruar në mision të pamundur, për shkak të skuadrës së bardhë të lodhur gjatë një pjese të madhe të kampionatit, për shkak të dëmtimeve afatgjata (Carvajal, Militao, Alaba…) dhe një Barcelone të madhe që deri tani ka penguar Realin në dy trofe: Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.

Megjithatë, Real Madridi ende lufton për dy trofe të tjerë në këtë vit të pafund. I pari është titulli i La Liga-s, që sërish do të vendoset kundër Barcelonës në “Montjuïc”, më 11 maj, në javën e 35-të të kampionatit spanjoll.

Në Seville, skuadra e bardhë tregoi ndaj vetes se, pavarësisht humbjes së tretë radhazi ndaj Barcelonës së Flick (4-0 në kampionat, 5-2 në Superkupë dhe 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit), dominoi pjesën e dytë dhe mund ta pengojë shpalljen si kampione të Barcelonës, gjë që për herë të parë në histori mund të ndodhë përballë Realit dhe para publikut katalanas.

Pastaj do të duhet të pritet deri në korrik për të kuptuar nëse Carlo Ancelotti do të vazhdojë dhe nëse do të jetë ai që do të drejtojë Real Madridin në Kupën e re të Botës për Klube, një turne që me kalimin e muajve po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi dhe interes, sidomos brenda “Shtëpisë së Bardhë”. Një Kupë Bote në të cilën, përveç ndonjë surprize, Barcelona nuk do të jetë pjesëmarrëse.

The post Dy po, tre jo… Real Madridi ka ende me çfarë të ngushëllohet këtë sezon të pafund appeared first on Telesport.