Një zjarr vdekjeprurës shpërtheu në një spital në qytetin gjerman të Ludwigslust në orët e para të së enjtes (2 korrik)

Të paktën dy persona vdiqën dhe të paktën 30 u plagosën në zjarrin që shpërtheu në çatinë e ndërtesës, tha policia.

Shumë pacientë dhe staf u evakuuan nga objekti i cili  ka 160 shtretër.

Shkaku i zjarrit në spital, i cili është i vetmi në qytet, mbetet i paqartë.

Ludwigslust ndodhet në shtetin verilindor të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, 40 km në jug të kryeqytetit të shtetit, Schwerin.