Sipas El Chiringuito de Jugones, dhe siç raportohet nga Diario AS, kanë nisur bisedimet e para mes PSG-së dhe Atletico Madridit mbi transferimin e mundshëm të Julian Alvarez.
“Colchoneros” kanë bërë me dije vazhdimisht se nuk e mendojnë largimin e Alvarez këtë verë, nëse do të ndodhë kjo gjë do të jetë vetëm për shifrën 200 milionë euro.
Sipas raportimit në fjalë, marrëveshja mes palëve pritet të arrihet për shifrën 150 milionë euro. Për të ulur koston, klubi parizien ka kërkuar të përfshijë edhe dy lojtarë që janë jashtë projektit të Luis Enrique, por që pëlqehen nga Diego Simeone si Goncalo Ramos dhe Kang-In Lee.
Për Alvarez ka interesim konkret edhe nga ana e Barcelonës, por parizienët janë më favorit për shkak të gjendjes më të mirë financiare.
The post E BUJSHME: Alvarez drejt PSG-së për 150 mln euro. Dy yje të parizienëve do të përfshihen në marrëveshje për të ulur koston appeared first on Telesport.
