Hakan Safi, një nga kandidatët për postin e presidentit të klubit turk Fenerbahce, po mendon të ndërtojë një ekip të stilit italian.

Ai synon të sjellë jo vetëm Paolo Maldini në rolin e drejtorit sportiv, por edhe një trajner italian. Dhe, kandidati i përzgjedhur është Antonio Conte.

Sipas mediave turke, ka mbi 10 ditë që po diskutohet ky emër, me Maldini që po bashkon forcat me klubin për të bindur Conte të pranojë ofertën turke.

Conte i dha lamtumirën Napoli pas dy sezonesh dhe është i pavendosur, pasi përflitet se mund të drejtojë kombëtaren “Azzurre”.

Por, tani që edhe Allegri është pa ekip e që mund të jetë më afër kombëtares, Conte mund të zgjedhë transferimin në Turqi. Palët, për momentin janë në kuadrin e bisedimeve paraprake.

The post E bujshme! Ju vetëm Maldini si drejtues, Fenerbahce synon edhe Antonio Conte si trajner appeared first on Telesport.