PSG ka gjetur zëvendësuesin ideal për të larguarin Gonçalo Ramos. Kampionia në fuqi e Europës ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Ferran Torres.

Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, kontrata e të cilit me klubin katalanas skadon në qershor të vitit 2027, pëlqehet shumë nga Luis Enrique.

Duke qenë se Barcelona po bën gjithçka ç’të jetë e mundur për transferimin e Julian Alvarez, Ferran Torres është i vetëdijshëm që nuk do të jetë ai titullari absolut, ndaj largimi te PSG mund të jetë një lëvizje e mirë për karrierën e tij.

Ende nuk kanë filluar negociatat zyrtare mes dy klubeve, por Barcelona ka lënë të kuptohet se Ferran Torres do të largohet për një shifër mes 50-60 milionë eurosh.

The post E BUJSHME: PSG arrin marrëveshjen me yllin e Barcelonës, do të zëvendësojë Gonçalo Ramos appeared first on Telesport.