Dayot Upamecano ka qenë fantastik deri tani këtë sezon, duke qenë një garanci më vete për mbrojtjen e bavarezëve. Forma e mirë e francezit ka ngjallur interesin e PSG-së, sipas Foot Mercato.
Kampionët në fuqi të Europës janë në kërkim të një zëvendësuesi të denjë të Marquinhos, i cili mund të largohet në fund të këtij sezoni dhe Upamecano shihet si pasuesi ideal i brazilianit, edhe pse kontrata e tij me parizienët skadon në qershor të vitit 2028.
Në kontratën e re që rinovoi me Bayern në shkurt të këtij viti, klauzola e largimit për Upamecano u vendos në shifrën 65 milionë euro. Një shifër mëse e përballueshme për një klub me financa të shëndosha si PSG.
Pavarësisht formës së mirë të Upamecano, largimi i tij për shifrën e 65 milionë eurove mund të jetë një mundësi e mirë për Bayern për të forcuar skuadrën në pozicionet e nevojshme. Gjithsesi, deri tani jemi ende në fazën e interesimit, nuk ka ende diçka konkrete mes palëve.
The post E ka klauzolën e largimit 65 mln euro, PSG vë në shenjëstër yllin e Bayern appeared first on Telesport.
