Arsenal ka marrë fitoren e pestë rresht në Premier League. Kampionët në fuqi kanë mundur në “Emirates” 1-0 Hull City-n, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të.
Në fund të pjesës së parë, Kai Havertz pengohet brenda zonës dhe londinezët pretendojnë për penallti. Pasi ndërhyn VAR dhe arbitri sheh pamjet në ekran, nuk ka penallti për Arsenalin pasi Havertz ishte në pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Sfida u zhbllokua në minutën e 72-të, ku Martin Odegaard dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit të Hull City, Tzolakis, pas goditjes së Noni Madueke. Arsenal fiton 1-0 dhe kryeson renditjen me 27 pikë. Ndjekësi më i afërt është Man. City me 21 pikë, por me një ndeshje më pak. SHIKOGOLIN
Në sfidën tjetër, Fulham-Newcastle u ndanë në barazim 1-1.
The post Një Arsenal cinik, por Arteta e di tashmë si fitohet titulli. Mjafton goli i Odegaard (video) appeared first on Telesport.
