Një video e publikuar nga Mauro Icardi në makinë, së bashku me partneren e tij Eugenia “China” Suárez, i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit argjentinas. Sipas mediave të ndryshme të Amerikës së Jugut, autoritetet argjentinase i kanë pezulluar të drejtën për të drejtuar automjetet në rrugët publike deri në vitin 2099.

Çështja nisi pas videos ku Suárez shfaqej pranë shoferit pa rrip sigurimi dhe me kokën e nxjerrë nga dritarja. Pas verifikimeve, autoritetet konstatuan se Icardi nuk kishte patentë të vlefshme në Argjentinë.

Mauro Icardi has been 𝗕𝗔𝗡𝗡𝗘𝗗 from driving in Argentina 🇦🇷 until  2099. He will be 105-years-old when his driving ban expires. After a video  on social media showed his partner, China Suárez,

Icardi, 33 vjeç, pretendoi se disponon një patentë italiane të vlefshme deri në vitin 2029 dhe reagoi ashpër ndaj autoriteteve: “Merruni me rregullimin e rrugëve për të garantuar qarkullim më të mirë në vend, në vend që të shkruani në Twitter dhe të rrini kot. Mos gënjeni më dhe filloni të punoni”.

Nëse pezullimi deri më 2099 konfirmohet, Icardi do të mund të drejtojë sërish në moshën 105-vjeçare.

The post E PABESUESHME, Icardit i pezullohet patenta deri më 2099. Mund të rikthehet në timon në moshën 105-vjeçare appeared first on Telesport.