Bordi drejtues i Interit ka miratuar bilancin për sezonin 2025/26, me 518 milionë euro të ardhura, shifra e dytë më e lartë në historinë e klubit, pas rekordit prej 567 milionë eurosh të sezonit të kaluar.

Klubi zikaltër e mbylli vitin me 22.7 milionë euro fitim neto, falë konsolidimit të të ardhurave dhe uljes së kostove të prodhimit me rreth 20 milionë euro (-4%). Të ardhurat komerciale u rritën me 7%, kryesisht falë “merchandising”-ut dhe partneritetit me “Fanatics”, ndërsa të ardhurat nga tregtimi i lojtarëve u rritën me 11 milionë euro.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte ulja me rreth 50% e kostove financiare, ose 19 milionë euro, pas rifinancimit të përfunduar në fund të sezonit të kaluar.

“Patrimonio” neto i grupit kaloi nga -12 milionë në +10.4 milionë euro. Interi ka nisur gjithashtu investime të rëndësishme në qendrat stërvitore të “Appiano Gentile” dhe “Interello”.

Për sezonin 2026/27, skuadra e Cristian Chivu synon të garojë në të gjitha kompeticionet italiane dhe europiane.

 

The post Interi vendos rekord financiar; 518 milionë euro të ardhura dhe 22.7 milionë euro fitim appeared first on Telesport.