Një lajm i trishtë ka tronditur sportin shqiptar. Mbrëmjen e së shtunës është ndarë nga jeta në moshën 83-vjecare legjenda e volejbollit shqiptar Kreshnik Tartari.

Ikona e volejbollit shqiptar, trajneri i mirënjohur që fitoi kaq shumë trofe në parket me Dinamon e madhe dhe kombëtaren, tashmë nuk është më mes nesh.

Tartari është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm të volejbollit shqiptar, një legjendë që bëri epokë në volejbollin e femrave, jo vetëm me Dinamon.

Ai shkëlqeu edhe si volejbollist nën drejtimin e Vangjel Koja, nga i cili mësoi shumë, duke u kthyer më pas në një trajner të suksesshëm, ku fitoi gjithcka në Shqipëri.

Lamtumira e tij është një lajm i trishtë për volejbollin shqiptar dhe jo vetëm, pasi largohet një nga ikonat e sportit shqiptar, që ka shkruar me të arta emrin e tij në histori.

The post E trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar appeared first on Telesport.