Rafael Leao do të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së verës. Anësori portugez do të largohet nga Milan këtë verë, edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2028.
Me vetëm 10 gola dhe 3 asiste në 31 ndeshje, Leao ishte një nga zhgënjimet e mëdha të këtij sezoni në Serie A. Te Milan janë të hapur për largimin e portugezit, por shpresojnë që ai të bëjë një Kupë Bote të mirë, me qëllim që t’i rritet sa më shumë vlera në treg.
Il Giornale dhe MilanNews zbulojnë se për Leaon ka pasur interes madje dhe ofertë konkrete nga dy klubet e mëdha të Turqisë, Galatasaray dhe Fenerbahce, të cilat janë refuzuar direkt nga portugezi. Sipas medieve në fjalë, dëshira e madhe e Leao-s është të transferohet te Manchester United, aty ku do të ketë mundësinë të luajë edhe në Champions League.
“Djajtë e Kuq” e kanë pasur objektiv prej kohësh Leao-n, por situata mund të jetë ndryshe këtë verë, duke parë formën e dobët të sulmuesit dhe raportet aspak të mira me drejtuesit dhe tifozët e Milanit, gjë që mund të përsëritet edhe tek United.
The post Leao refuzon Galatasaray-in dhe Fenerbahce-n. Zbulohet klubi ku dëshiron të transferohet portugezi. Kërkon të luajë në Champions appeared first on Telesport.
