Eintracht Frankfurt ka fituar 4-0 ndaj Leipzig dhe pse ende s’e ka siguruar zyrtarisht, me 99% do të luajë në Champions League sezonin e ri. Golat për “Shqiponjat” u shënuan nga Knauff 21′, 53′, Ekitike 67′ dhe Koch 71′. SHIKOGOLAT

Pas kësaj fitoreje, Eintracht Frankfurt renditet në vendin e tretë me 55 pikë, ndërsa Leipzig në vendin e pestë me 49 pikë, 2 pikë më pak se Freiburg i vendit të katërt.

Në Ligue 1, Monaco ka bërë një hap fals për zonën Champions, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Le Havre. SHIKOGOLATl

Monaco renditet aktualisht në vendin e dytë me 55 pikë, por janë plot 6 ekipe në garë me pikë thuajse të njëjta në garë për 3 biletat e mbetura që të dërgojnë në Champions League, pasi dihet tashmë që PSG është e sigurt.

The post Eintracht Frankfurt mund rivalin direkt Leipzig dhe thuajse siguron Champions, Monaco bën hap fals appeared first on Telesport.