Ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha, ka prezantuar punën e dikasterit që udhëheq, në kuadër të dyvjetorit të përbërjes qeveritare. Sipas ministrit, synimi kryesor mbetet zbatimi i politikave mjedisore përmes zgjidhjeve afatgjata. Në këtë drejtim, ai njoftoi se ka nisur realizimi i mbi 300 projekteve infrastrukturore, që përfshijnë sisteme të ujësjellësit, kanalizimit dhe stacione të pastrimit në mbarë vendin. Sa i përket menaxhimit të mbetjeve, Hoxha deklaroi se po vendoset sistemi rajonal. Në sferën e mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit, ministri veçoi miratimin e Ligjit të ri për kontrollin e emisioneve industriale që hyn në fuqi vitin e ardhshëm, si dhe rritjen e kontrolleve inspektuese.
“Një nga hapat kyç në luftën kundër ndotjes së ajrit është miratimi i Ligjit të ri për kontrollin e emisioneve industriale, me të cilin vendosen standarde më të rrepta dhe përgjegjësi më e madhe për sektorin industrial. Ligji hyn në fuqi vitin e ardhshëm, ndërsa në ndërkohë po punojmë intensivisht në krijimin e kushteve për zbatimin e tij me kohë dhe efikas. Te nderuar, Për një ajër më të pastër, po investojmë në zëvendësimin e sistemeve joekologjike të ngrohjes në objektet publike. Njëkohësisht, kemi rritur mbikëqyrjet inspektuese mbi industrinë, sepse parandalimi është gjithmonë masa kryesore”. – Muhamet Hoxha, ministër i Ekologjisë. /Alsat.mk
The post Ekologjia në fokus, prezantohen projektet e reja të ministrisë appeared first on Alsat.
