Një sasi e vogël e dyshuar si lëndë eksplozive e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës, raproton A2cnn.

Pas raportimit për rastin, në vendngjarje kanë dalë shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave përgjegjës për vendosjen e lëndës së dyshuar eksplozive.

The post Eksploziv në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës appeared first on Veriu.info.