LSDM-ja akuzon pushtetin se qëllimisht është duke vonuar procedurën e mbledhjes së dokumenteve për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas tyre, qeveria dëshiron ta mbrojë atë me vetëdije. Nga kjo parti kërkojnë më shumë sqarime nga Ministria e Drejtësisë për procedurën.

“Për një muaj nuk mund ta plotësojnë dokumentacionin? A janë të paaftë apo nuk duan? Polonia i plotësoi dhe i dorëzoi dokumentet brenda një dite pasi kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Magjar, përmendi politikanë nga vendi i tyre. Magjari përmendi konkretisht Gruevskin dhe tha se Hungaria nuk do të ishte një strehë për kriminelët. Polonia reagoi menjëherë, dhe këtu, një muaj heshtjeje, qeveria e Mickoskit nuk bën asgjë. Natyrisht, Mickoski, Filkov dhe qeveria e tyre nuk duan ta kthejnë Gruevskin. Ata po e mbrojnë atë me vetëdije,” deklaroi Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, LSDM. /Alsat.mk

The post Ekstradimi i Gruevskit: LSDM akuzon qeverinë për mbrojtje dhe zvarritje të dokumenteve appeared first on Alsat.