Elbasani ka fituar 3-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 33-të në Abissnet Superiore. Rezultati u zhbllokua falë golit të Blaise Tsague në minutën e 22-të, pas pasimit në zonë të Xhonathan Lajthisë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes shkodrane.

Në minutën e 39-të, Lajthia shënoi me kokë golin e dytë për Elbasnain, pas një krosimi perfekt të Bledar Lila. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Elbasanin. Në minutën e 73-të, Klint Qato ngushton shifrat për Vllazninë, pas asistit të Kallakut. Tre minuta më pas, Xhonathan Lajthia tregon gjithë klasin e tij dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Elbasanin, me një goditje fantastike nga distanca. Elbasani fiton 3-1 dhe i merr vendin e parë Vllaznisë pas shumë javësh në krye. Të dyja ekipet janë kualifikuar në “Final Four”.

Në Vlorë, Flamurtari fitoi 3-1 ndaj Dinamos, duke marrë tre pikë shprese për mbijetesën, por sërish vlonjatët gjendn në fund. Mustapha Koma kaloi në avantazh “Blutë” që në minutën e 5-të, pas një asisti të Lorenco Vilës. Megjithatë kundërpërgjigjja e vlonjatëve nuk mungoi dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 18-të nga Erald Maksuti, i cili shënoi me kokë.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Flamurtari shënon dhe dy herë të tjera po me Maksutin, duke marrë një fitore të madhe.

The post Elbasani me fitore të madhe ndaj Vllaznisë dhe zbret shkodranët në vendin e dytë. Flamurtari “përmbyt” Dinamon appeared first on Telesport.