Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të në Abissnet Superiore. Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë një fitore të madhe në Vlorë, ku fitoi 0-3 në transfertë ndaj Flamurtarit. Në aksionin e tyre të parë të rrezikshëm, kryeqytetasit gjetën golin me Lorenco Vilën, i cili shënoi pas asistit të Nezirit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dinamon.

Goli i qetësisë për “Blutë” do të vinte në minutën e 77-të, ku Klevi Qefalija do të shënonte pas një topi të humbur nga mbrojtja vendase. I sapofuturi në fushë, Aniekan James, vulosi fitoren e Dinamos 0-3 me golin e tij në minutën e 87-të.

Në “Elbasan Arena”, Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, duke treguar që do të jenë një “kockë e fortë” për secilin kundërshtar, sidomos në ndeshjet në shtëpi. Në minutën e 26-të, Bajrami dhe Gjini ndalojnë në mënyrë të parregullt Tsague-n, arbitri jep karton të verdhë për Gjinin, që ishte i dyti në pak minuta dhe mbrojtësi detyrohet të lërë fushën e lojën. Protesta nga shkodranët, të cilët kërkonin ndëshkimin e Bajramit dhe jo të Gjinit.

Përsa i përket rasteve, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre në pjesën e parë, por pa arritur ti finalizonin me gol. Në minutat 9′, 10′, shkodranët patën dy raste të mira me Kastratin dhe Kallakun. Në minutën e 34-të, Elbasani pati një rast të mirë me Tsague. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.

Verdheblutë e nisin në mënyrë perfekte pjesën e dytë, duke gjetur direkt golin që në aksionin e parë me Tsague, i cili shënoi me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës.

Në minutat 63′ dhe 64′, shkodranët patën dy mundësi të mira me Kastratin dhe Qaton, por pa arritur të finalizoheshin me gol. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Elbasani fiton 1-0.

Më herët, Egnatia bëri detyrën në shtëpi duke mundur 2-0 Vorën, me golat e Alessandro Albanese nga penalltia dhe Edison Ndrecës, në pjesën e dytë.

Renditja në Superiore pas 15 javësh është si më poshtë:

The post Elbasani nuk fal në shtëpi, Vllaznia në krizë. Dinamo me fitore të madhe në Vlorë appeared first on Telesport.