Dinamo ka mposhtur 2-1 Elbasanin në sfidën e javës së tretë në Abissnet Superiore, e cila është luajtur në “Elbasan Arena”, por “Blutë” ishin pritës për këtë takim.

Të parët kaluan në avantazh verdheblutë me Ardit Niklaj në minutën e 24-të, i cili pasi mori një pasim të shkëlqyer nga mesi i fushës, mposhti me lehtësi Aldo Teqjan. SHIKOGOLIN

Në minutën e 37-të, Dinamo barazon shifrat me Hekuran Berishën, i cili gjeti golin, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. SHIKOGOLIN

Në minutën e 64-të, ishte Lorenco Vila që shënoi golin e dytë për Dinamon, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN

Dinamo fiton 2-1 dhe merr fitoren e dytë për këtë sezon. Elbasani ka dy barazime dhe një humbje.

The post Elbasani zyrtarisht në krizë, Dinamo nuk fal ndaj verdhebluve (video) appeared first on Telesport.