Pasi transferoi Dro Fernandez për 10 milionë euro në merkaton e janarit të këtij viti, PSG po punon për një tjetër “vjedhje” te Barcelona, për merkaton e ardhshme në janar.

El Nacional zbulon se Luis Enrique kërkon nga drejtuesit e klubit transferimin e Hamza Abdelkarim, i cili debutoi me Barcelonën këtë sezon në La Liga, por minutat i ka me pikatore.

Enrique është plotësisht i bindur se Hamza do të jetë një nga numrat 9 më të mirë të dekadës së ardhshme, i aftë të arrijë nivelin e Zlatan Ibrahimovic, Robert Leëandoëski, Edinson Cavani apo Erling Haaland.

Klauzola e largimit të 18-vjeçarit egjiptian është vetëm 15 milionë euro, një shifër që nuk përbën aspak problem për parizienët.

The post Pas Dro Fernandez, Enrique përgatit “vjedhjen” tjetër të madhe te Barcelona appeared first on Telesport.