Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka vijuar përgatitjet në kuadër të dy sfidave të radhës të Nations League ndaj Letonisë (10 tetor) dhe Armenisë (13 tetor).

Enis Bardhi në një paraqitje për media tha se do të japë maksimumin që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të kthehet me 3 pikët që i kerkojnë.

“Për mua me rëndësi është të jap maksimumin dhe të jem gjithmonë me veten mirë dhe ta ndihmojë ekipin. Dhe shpresoj që pas ndeshjes të kthehemi të gjithë të gëzuar dhe t’i kemi 3 pikët që i kërkojmë”, tha Enis Bardhi.