Menjëherë pas denoncimit për zjarrin në dy automjete zyrtare në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, sot (15.06.2026) në ora 12:13, SPB Shkup ndërmori masa dhe aktivitete intensive për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.

Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra, në një periudhë të shkurtër kohore u identifikua dhe u gjet personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se e ka kryer veprën. Bëhet fjalë për I.D. (44) nga Shkupi, i cili është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.

Gjatë veprimeve të ndërmarra është gjetur edhe veshja që personi kishte veshur në momentin e kryerjes së veprës. Në koordinim me prokurorin publik kompetent po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës ndaj personit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës me procedurë urgjente.