Edon Zhegrova ka vazhduar formën e mirë të sezonit të kaluar, duke qenë vendimtar në fitoren e Lilleit ndaj Fenerbahçes të martën mbrëma.

Lille triumfoi 2:1 në shtëpi në ndeshjen e parë të kualifikimeve të rundit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Ylli kosovar shënoi supergol në minutën e 90-të për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij. Zhegrova u inkuadrua në minutën e 71-të.

Lille kishte kaluar në epërsi në minutën e 12-të përmes Tiago Santosit. Skuadra turke, që drejtohet nga Jose Mourinho, barazoi në minutën e 80-të përmes Irfan Kahvecit.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.