Janë luajtur takimet e javës së tretë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas është e vetmja që udhëheq me pikë të plota (fitoi 98-70 ndaj Bayern), duke i fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani.

Humbja e dytë radhazi për skuadrën turke të Fenerbahce, kampione në fuqi. Ajo u mund 86.81 në shtëpi nga Crvena Zvezda. Ndërkohë që, spanjollët e Baskonia Gasteiz janë të vetmit që nuk kanë asnjë fitore deri më tani.

Në takimet e kësaj jave spikat fitorja e Barcelonës 108-102 në derbin spanjoll me Valencia, ndërsa Real Madrid mundi 85-72 francezët e Villeurbanne. Fitore edhe për dy skuadrat greke të Olympiacos e Panathinaikos.

Euroleague-Java e 3-të

Hapoel Tel Aviv – Maccabi Tel Aviv, 90-103

Partizan Beograd – Anadolu Efes, 93-87

Armani Milano – Monaco, 79-82

Baskonia Gasteiz – Panathinaikos, 84-86

Paris Basketball – Virtus Bologna, 90-79

Real Madrid – Villeurbanne, 85-72

Fenerbahce – Crvena Zvezda, 81-86

Olympiacos – Dubai Basketball, 86-67

Bayern Munich – Zalgiris Kaunas, 70-98

Barcelona – Valencia Basket, 108-102

The post Euroleague: Zalgiris skuadra e vetme e pamposhtur, tjetër humbje për kampionët turq appeared first on Telesport.